Shkup, 11 dhjetor – Në fillim më lejoni ti uroj të gjithë qytetarët për zgjedhje të qeta dhe demokratike. Kështu tha Gruevski në paraqitjen e tij para simpatizantëve të VMRO-së mbrëmë vonë. “Maqedonia sërish kishte fer dhe zgjedhje demokratike, ku qytetarët votuan dhe e thanë mendimin e tyre. I faleminderoj të gjithë votuesit, sepse ata kontribuuan që Maqedonia të kalojë zgjedhjet në një atmosferë demokratike. I faleminderoj posaçërisht votuesit e VMRO-së, sepse nga rezultatet e deritanishme, udhëheq bindshëm ndaj LSDM-së. Kjo është fitorja e dhjetë me radhë dhe për të dhjetën herë me radhë, u dënua LSDM. U mbështet Programi i VMRO-së dhe do të punojmë që kjo mbështetje të realizohet tërësisht. Ditët në vazhdim, do të ndalim krizën dhe do të diskutojmë koalicionet. VMRO do të jetë gjithmonë me njerëzit dhe gjithmonë do të punojë në interes të shtetit dhe kombit. Çfarëdo që do të ndodhë, ne do të mbetemi në linjën kombëtare dhe shtetërore dhe në interes të qytetarëve. Nuk do të lëvizim asnjëherë. VMRO në këto zgjedhje kishte kundërshtarë të fortë. Nuk e kishte vetëm LSDM-në, por edhe të tjerët. E dimë se me kë. Për këtë arsye, kjo fitore ka arsye të veçantë për ne. Ajo që shihet tashmë nga numërimi i 86 për qind të votave, numri i votave të VMRO-së është numër konstant, por surpriza ndodhi te elektorati shqiptarë. Në këto zgjedhje, LSDM pati mbështetje të fuqishme nga elektorati shqiptarë, ndërsa ditëve në vijim, do t’i analizojmë këto numra”, tha Gruevski.