Shkup, 1 nëntor – Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahet seanca të reja gjyqësore për “Tenderët”, “Tortura” dhe procedura e ndarë për “Dhunë në komunën Qendër” të Prokurorisë Speciale Publike.
Rasti “Tortura” ndodhet në procedurë të dëshmive dhe duhet të vazhdojë me prezantimin e video materialeve të tjera nga kamerat e MPB-së.
Për lëndën “Tortura”, të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish-njeriu i parë i njësitit “Alfat” Ivica Antevski – Puki dhe pesë pjesëtarë të njësitit.
Prokuroria Speciale Publike i ndjek për torturim dhe sjellje tjetër të ashpër, jonjerëzore ose poshtëruese dhe ndëshkim, për mënyrën e privimit nga liria të liderit të Të Bashkuar për Maqedoninë dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme Lube Boshkosvski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në Gjykatën Penale vazhdon edhe gjykimi i ish-ministres së Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, e cila është e akuzuara e parë në rastin “Tenderët” të PSP-së.
Kançeska-Milevska është e akuzuar për keqpërdorime me tenderin për realizim të punimeve ndërtimore në Muzeun e VMRO-së, nga projekti “Shkupi 2014”.
Në Gjykatën penale në Shkup, duhet të mbahet edhe seanca gjyqësore për procedurën e ndarë në rastin “Dhunë në komunën Qendër” për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev. Në këtë rast janë të akuzuar edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, këshilltarja e VMRO-DPMNE-së në atë kohë Daniella Rangellova dhe disa të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e turmës e cila më 10 qershor të vitit 2013 protestonte para komunës Qendër.