Gruevski me lëvdata me punën e tij si kryeministër dhe kabinetin e tij qeveritarë, derisa me kritika të ashpra rreth kabinetit të ri qeveritar, nga i cili sipas tij nuk pritet shumë. “Para neve kemi një kabinet qeveritar i cili nuk premton shumë, megjithatë koha do të dëshmoj”, tha Gruevski duke shtuar se Maqedoninë e kanë si vend me korrupsion shumë të lartë dhe se gjatë qeverisjes së tij, kjo shkallë është përmirësuar dukshëm.
Derisa foli për raportin me shqiptarët Gruevski tha se në 2006 përqindja e shqiptarëve në administratë ishte më pak se 10 për qind, derisa tani arrin diku mbi 20 për qind. Gruevski adresoi lëvdata për protestuesit dhe presidenti i shtetit që nuk pranuan platformën e siç u shpreh ai Tiranës. “Prej nesër LSDM-ja merr timonin e shtetit dhe pas 6 muajve do të fillojnë kritikat ndaj neve përmes të cilave do të mundohen që ta mbulojnë dështimin e tyre”, u shpreh Gruevski.