Shkup, 20 nëntor 2018 – Qeveria e Republikës së Maqedonisë pret që autoritetet në Budapest do ta pranojnë pa kusht kërkesën për ekstradim dhe do të mundësojnë kthim të Nikolla Gruevskit në Maqedoni me qëllim që ta vuajë dënimin me burg dhe të prëgjigjet për veprat e tjera për të cialt është i akuzuar. Nga Qeveria theksojnë se Gruevski është i dënuar në proces piblik dhe transparent dhe mohojnë se ai në asnjë siatuatë nuk ka paraqitur kërcënime për jetën e tij.
“Nikolla Gruevski është dënuar me aktvendim fuqiplotë në proces publik dhe transparent, ndërsa njëkohësisht kundër tij po zhvillohen edhe disa procedura të tjera gjyqësore, hetime dhe një procedurë tjetër parahetimore. I dënuari Nikolla Gruevski ishte nën mbrojtje policore në pajtim me të drejtat që i takojnë si ish-kryeministër dhe ai në asnjë rast nuk ka paraqitur kërcënime për jetën e tij”, ceket në kumtesën nga shërbimi qeveritar për shtyp.
Kundër Gruevskit, siç shtohet në kumtesë, asnjëherë nuk është zhvilluar kurfarë ndjekje politike dhe nuk janë evidentuar kurfarë kërcënime për jetën e tij, as ndërkaq cili do institucion qeveritar ka kërcënuar jetën e tij. “Nga këtu konstatojmë se qëllimi i vetëm i Gruevskit është evitimi i drejtësisë”, shtohet në kumtesë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë zyrtarisht krahas notës së rpotestës parashtruar dje për rolin e ambasadave të Hungarisë në ikjen e tij nga vendi edhe zyrtarisht do të dërgohet kërkesë për ekstradim të shoqëruar me dokumentacion të prëgjithshëm për proceset dhe aktvendimin.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë pret që autoritetet në Budapest do ta pranojnë pa kusht kërkesën për ekstradim dhe në pajtim me respektimin e së drejtës ndërkombëtare si vend anëtar i BE-së dhe i NATO-s do të mundësojnë kthim të Gruevskit në Maqedoni me qëllim që ta vuajë dënimin me burg dhe të prëgjigjet për veprat e tjera për të cilat është i akuzuar”, ceket në kumtesë.
Republika e Maqedonisë, siç qëndron në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp, është shtet juridik në të cilin sundojnë ligjet. “Secili për të cilin është dëshmuar se i ka shkelur ligjet dhe secili për të cilin ka aktvendim ffuqiplotë, do të përgjigjet për veprimet e veta”, theksojnë nga Qeveria