Shkup, 27 shkurt – Maqedonia së shpejti do të fitojë qeveri të qytetarëve. Ndryshimet ndodhin, një Maqedoni unike qytetare dhe e lirë shkon përpara dhe këtë nuk mund ta pengojë askush, thekson LSDM-ja në reagimin me shkrim ndaj qëndrimeve të liderit të VMRO-DPMNE-së të theksuara në fejsbuk faqen e tij dhe në intervistë për TV Sitel. “Shumica e qytetarëve, mbi 612.000, guximshëm dhe të bashkuar zgjodhën ndryshimet, zgjodhën jetë dhe ardhmëri më të mirë. Shumica e qytetarëve votuan për dhënie fund të regjimit korruptues të Gruevskit dhe familjes. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt do të përgjigjen para institucioneve të sistemit për vjedhje, krim, korrupsionin, tragjeditë personale, profesionale dhe familjare që ua shkaktuan qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Gënjeshtrat e Gruevskit të akuzuar për gjoja ridefinime, federalizime dhe kantonizime të shtetit janë pasojë e frikës nga ballafaqimi me drejtësinë e cila vjen”, qëndron mes të tjerash në reagimin e LSDM-së.