Gruevski ankohet se po i gjykohet në mënyrë politike, nesër nuk shkon në Gjykatën e Apelit

Shkup, 4 shtator – Nikolla Gruevski sot nga konferenca për shtyp në Kuvendin e RM-së paralajmëroi se nesër nuk do të paraqitet në Gjykatën e Apelit, ndërsa në seancën për lëndën “Tank” nuk do të marrin pjesë as avokatët e tij sepse, siç tha, edhe ashtu vendimi tani më është sjell në mënyrë politike.

Gruevski akuzoi se pushteti zhvillon hajkë politike kundër tij, ndërsa gjykatat janë profesionale, por punojnë, siç tha, nën presion.

“As unë, as avokatët e mi nuk do të paraqitemi nesër në seancë. Edhe prania e tyre në Gjykatën e Apelit nuk mund asgjë të ndryshojë. Kurrfarë argumente juridike nuk janë të mjaftueshme për gjykim paraprakisht të dakorduar politikisht dhe paraprakisht të sjellë politikisht. Nëse gjykatësit janë aq të frikësuar dhe u janë nënshtruar porosisë politike, ja ku e kanë mundësinë pa mua të sjellin çfarë do vendimi që dëshirojnë. Asnjë futje e paligjshme në burg nuk do t’i fshijë nga memoria e qytetarëve veprat të cilat i kam bërë për këtë shtet dhe këtë popull, për mbrojtjen e interesave shtetërore”, theksoi Gruevski.

Do të vijë koha, shtoi, kur populli do ta kthejë pushtetin në duart e veta dhe kur do të testohen vendimet e tilla.

“Mua nuk më gjykon gjykata, por politika. Gjithçka do të përballohet dhe do të kalojë, por nuk do të harrohet. Gjyqësia më akuzon sepse isha udhëheqës i VMRO-DPMNE-së dhe pasi që i pengoj dikujt. Gjykatësit janë profesionistë, por punojnë nën presion të madh, ndërsa disa janë të afërm të Zoran Zaevit”, u shpreh Gruevski.

U ankua edhe se të premten i është caktuar termin për seancë gjyqësore kur të gjithë avokatët e tij merrnin pjesën në seancën për “27 prillin” dhe ai vetë në Gjykatën e Apelit kaloi 11 orë.