Shkup, 26 dhjetor – Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është i akuzuar në lëndën e PSP-së “Trajektorja” sot u vonua në gjykim, gjegjësisht erdhi rreth 15 minuta pasi gjykatësi Goran Boshevski e anuloi gjykimin për më 31 janar. Në dalje nga gjykata ai akuzoi se gjykatësit ndryshe veprojnë në rastet që zhvillohen kundër tij dhe ndryshe kundër Zaevit në të njëjtën gjykatë.
“Seanca e sotme gjyqësore u anulua dhe siç mund të shihet në rastin e Zaevit gjykatësit i kërkojnë falje që e torturojnë të vijë në seancë dhe i caktojnë seancat në periudha shumë të gjata, në këtë rast kemi situatë të ndryshme”, tha Gruevski para gjykatës.
Fillimisht, siç theksoi, shpikën arsye për hetime, ndërsa pastaj edhe aktakuza pa kurrfarë baze.
“Pastaj, kur panë se nuk ka kurrfarë dëshmi, ndërsa kanë aktakuza, filluan të kryejnë presion ndaj gjykatësve. Në njëfarë mënyre dhënia e 15 gjykatësve të Këshillit për fakte për shkarkim duhej të fusë frikë tek gjykatësit dhe me siguri ka futur tek ndonjëri prej tyre”, tha Gruevski.
Theksoi se është kryer edhe presion ndaj Gjykatës së Apelit që t’i pranojë bisedat e montuara si dëshmi, edhe pse, siç tha, Ligji shumë qartë tregon se ato nuk mund të jenë dëshmi në procedurë dëshmimi.
“Kur kuptuan se edhe kjo nuk është mjaftueshme vendosën t’i ndërrojnë gjykatësit dhe të vendosin gjykatës të rinj dhe mund të supozojmë nën çfarë kritere”, tha ai duke akuzuar se po ndodh përndjekje politike.
I pyetur për hetimin e sapohapur për “Shërbimet e huaja”, Gruevski tha se nuk e di dhe se nuk është në rrjedhë me këtë.
“Le të realizojnë hetime çfarë dëshirojnë, nuk kemi nga çka të frikësohemi”, deklaroi Gruevski.