Shkup, 27 janar – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot realizoi një takim pune me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj.
Gjatë mbledhjes ata kanë biseduar për ngjarjet aktuale në vend dhe bashkë shqyrtuan ngjarjet e rëndësishme që janë në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.
Grubi, siç kumtuan nga Kabineti i tij, me këtë rast theksoi shpresën që në Republikën e Kosovës me 14 shkurt të mbahen zgjedhje te lira e demokratike dhe zgjedhje të institucioneve në Kosovë sa më shpejtë me qëllim që të vijojë mbledhja e përbashkët e dy qeverive tona.
Gjithashtu, bashkëbiseduesit diskutuan edhe për procesin e ish drejtuesve të Republikës së Kosovës të cilët për momentin janë në Hagë.
Shpresoj që ata do të kthehen faqebardhë dhe që drejtësia çdoherë ngadhënjen dhe del në dritë.
Me ambasadorin e Kosovës gjithashtu biseduam edhe rreth integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut por edhe për çështjen e hapur me Bullgarinë.
Të dy bashkë u pajtuam se procesi i regjistrimit të popullsisë në vend është një proces i cili duhet të mbahet pasi që regjistrimi i fundit ka ndodhur në vitin 2002.
Grubi i ka thënë ambasadorit Dedaj se regjistrimi i popullsisë i nevojitet RMV-së me qëllim të zbatimit të politikave të barabarta dhe të drejta.
Ambasadori Dedaj gjatë këtij takim falënderoi zëvendëskryeministrin e parë, Grubi për bashkëpunimin ndërqeveritar dhe përkrahjen reciproke të institucioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës por edhe për mbajtjen e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes dy vendeve tona, në të gjitha fushat dhe në drejtim të perspektivës së përbashkët evropiane.
Bashkëbiseduesit, Grubi dhe Dedaj shkëmbyen mendime edhe për tema të tjera politike në vend dhe në rajon.