Shkup, 16 nëntor – “Ju njoftojmë se përfundoi leximi i parë i Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe ishte miratuar nevoja për miratimin e këtij ligji në Seancën nr. 15 të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Komisioni për Çështje Evropiane si trup punues amë i cili e shqyrton këtë Propozim-ligj dhe kryetari i këtij Komisioni, z. Artan Grubi, e caktuan Mbledhjen nr. 6 më 22 nëntor me fillim në orën 15:00, me çka do të fillojë leximi i dytë për këtë Propozim-ligj dhe debati i amendamenteve për të” thuhet në komunikatën e Komisionit për Çështje Evropiane.