Deputeti i BDI-së Artan Grubi, në emisionin 200 në Tv -Alsat, duke folur për situatën e fundit tha se të gjithë janë mbështetur tek BDI-ja, sepse edhe në të kaluarën LSDM-ja opozitare thoshte mos dalim nga qeveria, pasi vetëm ne si parti mund të zgjidhim krizën politike.
Sipas Grubit të gjithë rrotullohen rreth BDI-së duke marrë pjesë edhe në shumë ngjarje si ajo e Përzhinës ku BDI ishte protagoniste e zgjidhjes së krizës edhe shumë analistë, opinionistë dhe gati të gjithë duan që BDI të qëndrojë në qeveri se kështu mund të zgjidhet kriza më lehtë.
Grubi deklaroi gjithashtu se për BDI-në nuk ka asnjë problem të dalë nga qeveria pasi këtë e ka bërë edhe më herët duke i shkarkuar ministrat dhe zëvendësministrat dhe nuk ndodhi asgjë duke i zëvendësuar me të rinj, por kriza zgjidhet në institucione. Ai shpreh, madje se opozita e bashkuar përbëhet nga VMRO, BESA dhe PDSH dhe se sipas tij, “shumica parlamentare ka komunikim të rregullt mes LSDM-së së Zaevit, BDI-së dhe Aleancës”.
Grubi gjithashtu u shpreh se opozita e bashkuar përbëhet nga VMRO, BESA dhe PDSH. Sipas tij shumica parlamentare ka komunikim të rregullt mes LSDM-së së Zaevit, BDI-së dhe Aleancës.
Sipas Grubit, BESA takohet me BDI-në vetëm për ndarje të kulaçit, e jo për gjuhën shqipe. “Ju mendjen e keni te ndarja e kulaçit, tek postet si të merrni ministra, kryeparlamantar e jo te zgjidhja e krizës”, u shpreh Grubi i BDI-së, duke iu përgjigjur Skender Rexhepit- Zejdit të Besës.