Shkup, 20 qershor – Sot lind diell i ri i lirisë, dielli i barazisë dhe plotësimit të ëndrrës për një Maqedoni euroatlantike, tha deputeti i BDI-së Artan Grubi në seancën kuvendore në të cilën duhet të votohet për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë.
“Jeta na mëson se vendimet duhet t’i marrim në kohë në kohë të vërtetë, ndërsa jo me vonesë. Sot është koha më e mirë ta marrim vendimin më të mirë i cili e betonon shtetësinë e Republikës së Maqedonisë dhe do të na mundësojë të ardhme neve dhe gjeneratave të ardhshme. Na sjellë datë për negociata për anëtarësim në BE dhe ftesë për anëtarësim me të drejtë të plotë në NATO”, tha Grubi.
“Disa i kanë quajtur Skenderbeun dhe Gorce Dellçevin tradhtarë, por pas pesëdhjetë viteve historia tregoi se ato ishin heronj. Heroizëm është të sigurosh të ardhme të sigurt për fëmijët tuaj dhe të tyre”, tha Grubi.
Ai u porositi deputetëve se para tyre sot ka tre butona dhe se secili duhet të sjellë vendim për të ardhmen e brezave tanë.
“Butoni i gjelbër është për njerëzit e guximshëm dhe për të gjithë që e duan Maqedoninë si atdhe të tyre”, tha Grubi dhe shtoi se Maqedoninë sot e përjetoj si shtet dhe atdhe.