Grubi: Qëndrimi i BDI-së ka qenë heqja e e Qeverisë teknike

Zëvendëskryeministri Artan Grubi u shpreh se qëndrimi i partisë së tij që para zgjedhje ka qenë heqja e Qeverisë teknike.

“Sa i përket heqjes së Qeverisë teknike, ky është qëndrim i BDI-së që para zgjedhjeve për arsye se është absurde vendi anëtar i NATO-s dhe vendi që ka dritë të gjelbër për fillimin e bisedimeve me BE-në të ketë qeveri teknike për të zbatuar zgjedhje për shkak të mosbesimit në institucione”, u shpreh Grubi.

Ai shtoi se kjo ka qenë edhe pjesë e marrëveshjes koalicionuese dhe se nuk ka asnjë ndryshim në marrëveshjen për kryeministër të parë shqiptar.

Advertisements

Sipas tij, Kodi Zgjedhor duhet të ndryshohet por në mënyrë konsensuale, ndërsa më herët OBRM-PDUKM paralajmëroi se në Kuvend do të parashtrojnë amendamente për ndryshimin e Kodit Zgjedhor./Telegrafi/