Grubi: Përfaqësimin e drejt dhe adekuat duhet ta respektojnë të gjitha institucionet në RMV

41

Shkup, 25 janar – Përfaqësimi i drejt dhe adekuat duhet të respektohet nga të gjitha institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe pikërisht për këtë dhe nisën punësimet e nëpunësve administrativ përmes programit K-5 të cilët më pas sistemoheshin nëpër institucionet tjera shtetërore. Ky ishte një proces i suksesshëm në fillim mirëpo që në ndërkohë hasi në pengesa si rezultat i zgjedhjeve të shpeshta në RMV. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin Top Tema në televizionin Telma.

“Ky numër i administratorëve që qëndronin në shtëpi nisi të bëhet nga viti 2009 dhe pikërisht në këtë periudhë kishim cikle të shpeshta zgjedhore, si lokale ashtu, parlamentare por edhe presidenciale proces ky që pamundësonte sistemimin e nëpunësve administrativ që punësoheshin në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit dhe kështu u grumbullua një numër i madh i këtyre nëpunësve të cilët më pas nuk u arrite që të shpërndahen”, është shprehur zëvendëskryeministri i parë, Grubi.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=409348553486052&ref=watch_permalink