Shkup, 5 dhjetor – Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane dhe i Grupit për miqësi me SHBA-në Artan Grubi prej sot deri më 9 dhjetor do të qëndrojë në SHBA ku do të realizojë takime me kongresmenë dhe senatorë në Kongresin Amerikan, në Senat dhe në Stejt Departament.
Siç njoftojnë nga Komisioni për Çeshtje Evropiane, në takimet do të bëhet fjalë për integrimet euroatlantike të vendit, mundësitë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me SHBA-të, si dhe reformat aktuale që Qeveria i bënë në sferën e sundimit e së drejtës.
Grubi do të marrë pjesë në Forumin e 12-të Parlamentar të Sigurisë për Zbulim në Senatin në të cilin do të diskutohet për të gjitha llojet e luftës kundër terrorizmit.
Kjo është vizita e dytë e Grubit në SHBA gjatë këtij viti.