Shkup, 19 janar – Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, prej 20 deri më 22 janar 2018, do të marrë pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare dhe vendeve kandidate të Bashkimit Evropian – KOSAK, në Sofje, Republika e Bulgarisë.
Vizita e Grubi në Sofje dhe pjesëmarrja e tij në këtë Konferencë është vizita e parë zyrtare e funksionarit të Republikës së Maqedonisë nga marrja e Kryesimit të Bulgarisë me Bashkimin Evropian.
Në Konferencën e KOSAK-ut do të bëhet fjalë për Programin dhe prioritetet e Kryesimit të Bulgarisë me Bashkimin Evropian në gjysmën e parë të vitit 2018, për çka fjalim do të ketë ministrja e Kryesimit të Bulgarisë me Këshillin e BE-së, Liljana Pavllova. Në kornizat e Konferencës është paraparë edhe sesioni në të cilin do të debatohet për ardhmërinë e Bashkimit Evropian nga aspekti i rolit global të BE-së.
Në Konferencë, Grubi do të mbajë fjalim para forumit të lartë të përfaqësuesve nga të gjitha parlamentet nacionale të Bashkimit Evropian ku do të flasë për prioritetin e lartë të Kryesimit të Bulgarisë, të përkushtuar në perspektivën evropiane dhe lidhshmërinë e Ballkanit Perëndimor në BE.
Gjatë Konferencës, Grubi do të realizojë takim me kolegët e vet nga parlamentet e vendeve që janë anëtare të BE-së, por do të takohet edhe me kolegët e rajonit.