Shkup, 25 shtator – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot në kabinetin e tij realizoi takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Fondit Investues Shtetëror Norvegjez, Hans Kristian Nygard.
Grubi me këtë rast njoftoi Nygardin se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka marr vendim afirmativ për investimin e kontraktuesit privat NORMAK në zonën e lirë ekonomike të Tetovës dhe njëherësh njoftoi atë se që janë përmbushur të gjitha formalitetet nga ana e jonë.
Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Investues Shtetëror Norvegjez, Hans Kristian Nygard informoi Grubin se do të angazhohet në zonën e lirë ekonomike në Tetovë që të ketë investime tjera të reja përmes së cilave do të hapen dhe mundësi për punësim të banorëve të atij rajoni.
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë Grubi iu falënderua Nygardit për bashkëpunimin e mirë që ka vendi me Mbretërinë e Norvegjisë, në këtë rast me Fondin Investues Shtetëror Norvegjez dhe për përkrahjen që vendi merr nga Mbretëria Norvegjeze në realizimin e suksesshëm të reformave dhe ndihmës në fushën e biznesit dhe ekonomisë.