Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, prej sot e deri më 22 janar, do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të komisioneve për çështje evropiane të vendeve anëtare dhe vendeve kandidate të Bashkimit Evropian – KOSAK, në Sofje, Republika e Bullgarisë. Në Konferencën do të bëhet fjalë për Programin dhe prioritetet e Kryesimit të Bullgarisë me Bashkimin Evropian në gjysmën e parë të vitit 2018, për çka fjalim do të ketë ministrja e Kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e BE-së, Liljana Pavllova.
Është paraparë edhe sesioni në të cilin do të debatohet për ardhmërinë e Bashkimit Evropian nga aspekti i rolit global të BE-së. Në Konferencë, Grubi do të mbajë fjalim para forumit të lartë të përfaqësuesve nga të gjitha parlamentet nacionale të Bashkimit Evropian, ku do të flasë për prioritetin e lartë të Kryesimit të Bullgarisë, të përkushtuar në perspektivën evropiane dhe lidhshmërinë e Ballkanit Perëndimor në BE. Grubi do të realizojë takim me kolegët e vet nga parlamentet e vendeve që janë anëtare të BE-së, por do të takohet edhe me kolegët e rajonit.