Shkup, 15 janar – Sot Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane Artan Grubi, kryesoi me Mbledhjen e tetë në të cilën Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë, Ivan Velikov Petkov i prezantoi Programin dhe prioritetet për punën e kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e BE-së në gjysmën e parë të vitit 2018.
Ambasadori Velikov Petkov në fjalimin e tij i informojë deputetët dhe mysafirët e pranishëm për prioritetet, ndër të cilat e theksoi prioritetin e dytë kushtuar perspektivës evropiane dhe lidhshmërisë së Ballkanit Perëndimor në BE.
Në mbledhjen ishin të pranishëm edhe zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitorv, si dhe shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedonisë, Ambasador Samuel Zhbogar.
Në Mbledhje ishin të ftuar dhe të pranishëm deputetë nga më shumë Komisione të Kuvendit, përfaqësues të përfaqësive Diplomatike-Konsullore në Republikën e Maqedonisë, si dhe përfaqësues të shumtë të organizatave vendore dhe ndërkombëtare nga organizatat joqeveritare dhe përfaqësues të medieve.
Në shtojcë të këtij njoftimi Ju dorëzohet Fjalimi hyrës i Kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi.