Grubi: Maqedonia dhe Ukraina me mbështetje reciproke në rrugën euroatlantike

4

Shkup, 24 janar- Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,  Artan Grubi, pati takim me ambasadoren e Republikës së Ukrainës në Republikën e Maqedonisë, Natalija Zadorozhnjuk.

Në takim, u theksua se ndërmjet të dyja vendeve mike ekziston bashkëpunim i shkëlqyeshëm në të gjitha nivelet, në atë politik, ekonomik dhe kulturor, por se ka hapësirë për përparimin e tyre të mëtejshëm.

Siç thuhet në kumtesë, i përbashkët ishte konstatimi se edhe Maqedonia, edhe Ukraina kanë prioritete të njëjta, e ky është anëtarësimi sa më i shpejtë në BE dhe NATO si partnerë të njëjtë strategjikë në SHBA dhe BE.

“Maqedonia, e cila si vend kandidat për anëtarësim në BE dhe NATO është më përpara në këto procese, është e hapur për çfarëdo lloji të mbështetjes së Ukrainës në rrugën drejt shoqërimit të saj në këto organizata euroatlantike”, potencoi Grubi.

Ai, gjithashtu, theksoi se Maqedonia punon në realizimin e reformave të nevojshme të BE-së, para se gjithash, në sferat e sektorit të sigurisë, pavarësisë së gjyqësisë, lirisë së medieve, luftës kundër korrupsionit, etj.

Comments are closed.