Grubi: Kemi plan që deri në pranverë të vaksinohen 1.2 milion qytetarë

51

Shkup, 11 janar – Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin Click Plus në TV21, tha se Evropianët nuk kanë vullnet për t’u vaksinuar kundër virusit korona.

“Për fat të keq në vendet e perëndimit po shohim një jehonë jo të madhe, të njerëzve që dëshirojnë të vaksinohen dhe kjo na jep ndoshta një mundësi më tepër që vaksina të arrijë më shpejtë në vendin tonë”, tha Gurbi në Click Plus.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi thotë se plani është që deri në pranverë të vaksinohen 1.2 milion qytetarë.

Grubi shpreson që vaksinimi i qytetarëve kundër virusit korona të fillojë në muajin shkurt.

https://www.facebook.com/watch/?v=2440087742966616&t=0