Shkup, 14 janar – Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi duke komentuar paralajmrimet për bojkot të mundshëm të zgjedhjeve presidenciale nga ana VMRO-DPMNE-së, ka thënë se kjo parti duhet të merr guximin dhe të merr pjesë në zgjedhje, edhe pse sipas tij, ajo do ti humbë ato, raporton Koha.
Grubi, ripërsëriti qëndrimin e BDI-së se partia e tij është kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për shkak të agjendës prioritare europiane të vendit.
Ai paralajmrojë se gjatë këtij muaji lideri i BDI-së Ali Ahmeti, duhet të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe të bisedojnë për kandidatin e përbashkët për president.
“Gjatë këtij muaji, pas pushimeve, Ahmeti do të ulet me Zaevin për të diskutuar zgjedhjet presidenciale. Bindjet tona janë të ngjashme dhe lehtë mundë të arrim marrëveshje për kandidat të përbashkët i cili do të përfaqësojë më së miri qytetarët dhe do të përfaqësojë kohezionin e vërtetë të shoqërisë”, thotë Grubi. (Koha.mk)