Shkup, 28 dhjetor – Kryetari i Komisionit për çështje evropiane dhe njëherit deputet i BDI-së, Artan Grubi duke e komentuar fjalimin vjetor të presidentit të Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në Kuvend, tha se e vetmja e mirë është që ky është fjalimi i tij i fundit.
Ai propozoi që parulla “bojkotoj” e organizatës joqeveritare të riemërohet në “Ivanov”.
Përndryshe në seancën kuvendore në të cilën mbajti fjalim presidenti i Republikës së Maqedonisë, deputetët e BDI-së nuk morën pjesë.