Në Qendër të Shkupit gjatë ditës së sotme, para ndeshjes në mes Vardarit dhe Shkupit, sërish janë dëgjuar thirrjet raciste ndaj shqiptarëve. Turma brohoret thirrjen raciste tashmë të njohur ‘shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur’ dhe këngë të tjera kundër shqiptarëve.
Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi thotë se të rinjët që brohorasin me gjuhë të urrejtjes në mes të Shkupit duhet të dënohen. “Gjuha e urrejtjes dhe brohoritjet e sotme plot mllef të disa të rinjëve në mes të Shkupit është për tu dënuar. Sjellja e tillë nuk ka vend në shoqërinë tonë të re, shoqërine e barabartë për të gjithë, me vlera euroatlantike. Indoktrinimi i rinisë dhe intoleranca etnike janë me afat të skaduar” ka shkruar Grubi në profilin e tij zyrtarë.