Shkup, 13 shkurt – Deputeti i BDI-së Artan Grubi është deklaruar përmes një statusi në rrjetet sociale duke thënë se partia e tij përkrahë ligjet e fundit që janë në procedurë parlamentare dhe se janë të bindur që të njejtat do të kalojnë para shpërbërjes së kësaj legjislature, transmeton gazeta KOHA.
Bashkimi Demokratik për Integrim përkrah tërësisht ligjin për prokurori publike, ligjin për këshillin e prokurorëve publik, ligjin për mbrojtje, kodin zgjedhor me korigjimin e njësive zgjedhore si dhe Marrëveshjen e Prespës, të Ohrit dhe të fqinjësisë së mirë. Jemi të bindur se të gjitha këto ligje dhe vendime do të mirren para shpërbërjes së kuvendit. Zgjedhjet e parakohëshme u dakorduan konsensualisht tek Presidenti Pendarovski dhe paparashikueshmëria politike nga cila do palë është joserioze dhe e paqëndrueshme për vendin tonë, është shprehur kështu Grubi.(koha.mk)
Bashkimi Demokratik për Integrim përkrah tërësisht ligjin për prokurori publike, ligjin për këshillin e prokurorëve…
Publiée par Artan Grubi sur Jeudi 13 février 2020