Grupi i deputetëve të BDI-së ka parashtruar pothuajse 5.000 amendamente për propozim – ndryshimet e Kodit Zgjedhor, sepse mendon se procesi i ndryshimit të rregullave është njëdrejtimësh, një anësh të lojës para se të fillojnë proceset zgjedhore është precedent i rrezikshëm me të cilën do të përballej ky Kuvend dhe skena politike në shtetin tonë”, deklaroi sot deputeti i kësaj partie, Artan Grubi, raporton KOHA.
“Mendojmë se këto rregulla të lojës për të gjitha partitë politike duhet të aprovohen në mënyrë konsensuale në pajtim me të gjitha partitë politike”, tha Grubi në konferencën për shtyp.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse BDI-ja është ndryshimin e modelit zgjedhor, Grubi tha se partia është për bisedime, duke informuar se për nesër ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska ka thirrur takim për të gjitha partitë parlamentare, por edhe jashtëparlamentare dhe për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të institucioneve të tjera, ku do të bisedohet për gjetjen e një modeli më të mirë të mundshëm zgjedhor dhe Kodit Zgjedhor.
Këto zgjidhje, siç tha, do të duhej të formulohen në mënyrë konsensuale në Propozim-ligjin dhe të miratohen nga të gjithë sepse këto rregulla të lojës nuk kanë të bëjnë për të gjithë.
Sipas tij, nuk do të duhej të bëhen precedentë të rrezikshëm me kalkulime partiake vetëm për zgjedhjet e ardhshme nga cilado palë, sepse me këtë hapet Kutia e Pandorës dhe nuk do të dihen pasojat.
Paraprakisht, kryetari i Komisionit kuvendor për sistem politik Aleksandar Kiracovski informoi se për ndryshime të Kodit Zgjedhor deri më tani janë parashtruar 6.000 amendamente. (koha.mk)