Grubi: BDI-ja është më e fortë se kurdoherë

Shkup, 30 shtator – BDI-ja është më e fortë se kurdoherë dhe më e përfaqësuar se kurdoherë në aspektin cilësorë në institucionet e shtetit duke i realizuar të gjitha projektet, kështu u përgjigj fillimisht zv/kryeministri Artan Grubi në komentimin e shfaqjes së pakënaqësive në BDI nga Dega e Sarajit dhe ajo e Çairit. Grubi tha se ekzekutivi është përqendruar në realizimin e projekteve dhe siç tha ai, nuk ka nevojë për defokusim.

“Por në kohën kur po ballafaqohemi me krizën energjetike , me krizë çmimore, me krizë të sigurisë, kur po ballafaqohemi me procesin e skriningut dhe vetingut më së të nevojshëm në politikë, te politikanët, gjykatësit dhe prokurorët si dhe luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, kur po ballafaqohemi me skriningun dhe nevojën për ta hapur Kushtetutën me 80 deputetë, kur jemi në përfundim e sipër të rrugës ng Shkupi deri në Tiranë me autostradë, dhe nga Shkupi deri në Prishtinës me autostradë, kur jemi në rrumbullakosim të gjithë këtyre projekteve, nuk kemi nevojë për defokusim të panevojshëm dhe ne të gjitha forcat i kemi përqendruar në realizimin e këtyre çëstjeve programore. Prandaj, siç e dini edhe ju edhe qytetarët, BDI është e qëndrueshme, për çështjet e partisë ju lutem drejtohuni tek z.kryetar Ali Ahmeti”, deklaroi Grubi.