Shkup, 28 dhjetor – Seanca e radhës e Kuvendit të Maqedonisë e cila në rend të ditës ka disa ligje reformuese nga raporti i Pribesë dhe Bashkimi Evropian vazhdoi sot pas përmbylljes së seancës për pyetje të deputetëve.
Në këtë seancë nuk morën pjesë deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe partisë BESA si dhe deputetët e VMRO, ndërsa deputetja e PDSH-së Merale Ferati ishte prezent. Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka denoncuar qasjen antireformuese të opozitës shqiptare me një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale.
“Sot e miratuam Propozim -ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të RM-së. Ky ligj reformues rrjedh nga rekomandimet e Pribesë dhe të komisionit të Venecias. Koalicioni opozitar Aleancë me BESË dhe VMRO nuk e përkrahën këtë ligj shumë të rëndësishëm dhe nuk u paraqitën fare në seancë”,shkruan Grubi në Facebook.