Gruan e ndërron, skuadrën e zemrës jo
Lotar Mateus, ish-lojtari i Interit, fitues i “Topit të Artë”, ka dhënë një intervistë në “Gazzetta dello Sport”, teksa mes të tjerash ai theksoi se gruaja mund të nderrohet, por skuadra e zemrës asnjëherë dhe me gratë ish-mesfushorit të Gjermanisë nuk është se i ka ecuri shumë, pasi është ndarë disa herë. Gjithsesi ai ka Interin dhe kujtimet, ku veçon golin në Napoli dhe faktin që kishin mundur skuadrën e Maradonës.
“Nëse një herë je internist, do jesh përgjithmonë. Mund të ndryshosh gruan, por jo skuadrën e e zemrës. Mendërisht ndihem më shumë italian se gjerman. Nga ana sportive kam kaluar vitet më të mrekullueshme të karrierës sime me Interin. Atëherë luanin në Serinë A Maradona, Platini, Van Basten dhe skuadrat italiane fitonin në Europë dhe në Botë. Goli në 1988-1989 në Napoli ishte i paharrueshëm, sikurse atmosfera. U fol një javë rresht në bare e markete: kishim rrahur Napolin e Maradonës”.