Një grua transgjinore është bërë e para në botë që ka ushqyer me qumësht gjiri fëmijën e saj, pavarësisht se nuk e ka lindur e as nuk ka kaluar në ndonjë proces kirurgjik. Gruaja 30-vjeçare, e cila nuk është identifikuar, u tha mjekëve në Qendrën e Mjekësisë Transgjinore dhe Kirurgjisë së “Mt Sinai” se partneri i saj ishte shtatzënë por nuk dëshironte ta ushqente me gji dhe tentoi vet diçka të tillë. Deri në kohën e lindjes së fëmijës, pacienti prodhonte qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer vetëm gjashtë javë, pastaj vazhdoi ushqyerjen me gji së bashku me burimet e tjera ushqimore për gjashtë muaj. Në mënyrë unike, ajo nuk kishte pasur asnjë operacion gjinor si një shtim të gjirit ose një vaginoplast për të ndërtuar një vaginë ose vulvë, e cila mund të ndryshojë nivelet e hormonit të një personi dhe në teori të ndikojë në aftësinë për të ushqyer me gji.