U përdhunua për vite me radhë nga i shoqi dhe nga vëllezërit e tij. Një grua e cila ishte kthyer në skllave nga burri që duhet ta donte, u përdhunua për vite me radhë edhe nga kunetërit, të cilët paguanin 4 euro sa herë që shkonin me të. Rasti shokues vjen nga fshati i Parszczyce, në Pomerania, në veri të Polonisë dhe gjithçka ka zgjatur nga viti 2006 deri në vitin 2010.
Por këtë të martë, burri abuzues Mariusz Sz., u dënua me 25 vite burg. Nga hetimet rezultoi se gruaja ishte përdhunuar dhe rrahur në mënyrë të përsëritur nga i shoqi, ishte lënë pa bukë dhe mbahej e mbyllur në një dhomë të ftohtë dhe të errët, si dhe nuk i lejohej që të kujdesej për higjienën e saj personale. Si të mos mjaftonte, burri lejonte edhe vëllezërit e tij që të abuzonin me gruan, në këmbim të shumës prej 4 euro, por edhe shokë të tij, shkruan noa.al.
Të akuzuarit e tjerë u dënuan me nga 15 vite burg, të akuzuar si bashkëpunëtorë. Denoncimi u bë nga vetë viktima, e cila arriti të arratisej nga dhoma ku e mbante mbyllur i shoqi dhe telefonoi të ëmën. Ajo i druhej fatit të dy vajzave të saj, njëra prej të cilave vetëm, 4 vjeçe, ishte përdhunuar nga i ati.