Një grua ka sjellë në jetë një fëmijë, për të cilin mjekët fillimisht dyshuan se bëhej fjalë për kancer në vezore, 7 vjet pasi kishte hyrë në menopauzë. Pasi ndihej e fryrë, e lodhur dhe e pafuqishme për disa muaj, Tess Morten, 47 shkoi të vizitohej dhe mjekët nisën të dyshonin për më të keqen, por në fakt rezultoi se ishte 3 muaj e gjysmë shtatzënë. “Kur mjekët më treguan bebin në eko, isha e trembur, e emocionuar dhe e çuditur. Prej 7 vjetësh kisha hyrë në menopauzë dhe nuk e dija që kjo gjë mund të ndodhte. Ndihem e bekuar”, është shprehur 47-0 vjeçarja.