Gruaja shoqërohet në komisariat pasi qeshi në aktivitetin e kryeministrit Rama

39

Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar një rast vërtet të pazakontë, një grua që shoqërohet në polici për shkak të qeshurës.

Sipas gazetares, gruaja me iniciale T.B nga qyteti i Dibrës përfundoi në komisariatin nr1 me urdhër të gardës, pasi këta të fundit e panë duke qeshur.

Ndërkohë gruaja është shprehur: Isha duke dalë nga puna që ndodhet në Kalaneë e Tiranës dhe pashë kryeministrin, ku pasi ai tha dicka që une nuk e degjova mirë , qesha me zë të lartë.

Postimi i gazetares Anila Hoxha:

Gruaja qe qesh…!

Nje 45 vjecare me inicialet T.B, perfundoi per pak ore ne komisariatin numer 1 me urdher te gardes, pasi keta te fundit e konstatuan duke qeshur e per kete arsye sipas tyre, ajo po prishte rendin dhe qetesine publike. Madje akoma dhe me teper.

Burimet zyrtare me thone se ngjarja – ka ndodhur ne daten 15 tetor ne kryeqytet, ne rrugen Fuat Toptani ne oren 20.10.

Mes personave qe kane dhene deklarate nuk eshte vetem gruaja qe u shoqerua dhe u pyet, por edhe polici i patrulles qe shprehet se ;

– une nuk kam konstatuar qe kjo femer te prishte qetesine publike.

“Por ate e solli punonjesi i Gardes se Republikes ‘ shpjegon si deklarues qe tregon rrethanat e hetimit oficeri D. D.
Historia e pabesueshme ” e qeshjes se ndaluar” shtjellohet akoma me teper me rrefimin e vete gruas qe qeshi.
‘ Isha duke dale nga puna qe ndodhet ne Kalane e Tiranes dhe pashe kryeministrin, ku pasi ai tha dicka qe une nuk e degjova mire , qesha me ze te larte”.

Ne keto momente policia e zene ngushte nga kerkesat e Gardes per ta shoqeruar kundravajtesen, e shoqeroi per veprimet e para hetimore ne komisariatin numer 1.

‘ Femra ne momentin qe na i dorezoi punonjesi i gardes nuk kishte maske ne fytyre dhe ne keto rrethana u aplikua gjoba ndaj saj” deklaron oficeri i cili fillimisht mesohet te kete hezituar dhe per tju bindur gardes ka kerkuar ta kryeje shoqerimin pak minutesh te gruas qe qesh .

Polici thotë se ka kerkuar nje sherbim ne te cilin duhet te merrte pjese ne aksion edhe nje oficere femer.

Kjo qe sapo shkrova nuk eshte anektode. Ka ndodhur vertet ne mes te Tiranes dhe raportohet pikerisht keshtu ne shkresat zyrtare. Teutes i kushtoi e qeshura nje xhiro ne polici.

Neser , dikujt tjeter mund ti kushtoje me shume, por mos rrini asnjehere pas qeshur. Eshte ilaci me i mire per jeten!