Një grua po përgatitet për të ngritur padi ndaj një spitali, pasi mori një infeksion të rëndë ndërkohë që po mjekonte gishtin e këmbës. Sue Ruck dëmtoi gishtin e madh të këmbës së djathtë në shtëpi dhe qëndroi 3 net në spital. Por pak ditë më parë 61 vjeçarja nga Portsmouth, Angli u shtrua me urgjencë në Queen Alexandra dhe iu nënshtrua ndërhyrjes për heqjen e gishtit. Disa orë më vonë mjekët i thanë se infeksioni ishte shumë i rëndë, dhe për këtë arsye duhet t’i prisnin këmbën nga gjuri e poshtë. Tashmë Sue, e cila vuan nga diabeti, po përgatitet për të paditur spitalin për neglizhencën që e çoi atë në humbjen e këmbës.
Gruaja shkon për të mjekuar gishtin e këmbës, ajo që i ndodh më pas e shokon (FOTO)
Leave a comment