Një ngjarje jo e zakontë mësohet të ketë ndodhur në një prej plazheve në Budva. Një grua në moshë duket se është përfshirë në një konflikt verbal dhe pastaj ka shpërthyer në shuplaka ndaj një burri.
Një tjetër grua është futur mes tyre duke u përpjekur t’i ndajë.
Sipas atyre që rrëfen mesazh-dërguesi, burri në moshë, ka tentuar të ngacmojë me fjalë intime gruan, e cila ka shpërthyer në të shara.
Për më tej, djali ka rrëfyer se ajo ka njoftuar policinë dhe ka treguar gjithçka në lidhje me rastin.
Këto skena të turpshme janë bërë më se normale në plazhe, vendi ku meshkujt e papërmbajtshëm krijojnë situata të sikletshme nga më të ndryshmet me femrat që kanë përreth.