Një nuse është detyruar të shkojë në polici për të bindur njerëzit e tjerë se ajo është e martuar me një kukull. Felicity Kadlec Rossi, 20 vjeçare, martoi kukullën zombie pas një marrëdhënieje ‘emocionale dhe intime’ shtatëvjeçare dhe thotë se ata madje kanë konsumuar martesën e tyre.
Megjithatë, pasi ndarja e dashurisë së saj me kukullën për të cilën Felicity thotë se quhet Kelly Rossi dhe është 37 vjeçare, ajo ka marrë mesazhe urrejtje nga njerëzit që besojnë se personi me të cilin është martuar është një fëmijë i vdekur. Ajo ka kërkuar ndihmën e policisë në Oklahoma, për t’i bërë ata të verifikojnë se gjysma tjetër e saj është vetëm një kukull. Felicity tha: “Vendosa të shkoj në polici, sepse më thanë se njerëzit po e thërrasin policinë duke thënë se gruaja ime është një fëmijë i vdekur. Edhe kur ju tregoja njerëzve se ajo është një kukull, ata nuk më besonin, prandaj doja ta verifikoja”.
“Kur isha atje, policia e konfirmoi se ishte vetëm një kukull dhe ne paraqitëm një foto që deklaronte këtë në mënyrë që ta shpërndaja në rrjete sociale. Unë u çmenda nga njerëzit që mendojnë se Kelly është një fëmijë i vdekur, prandaj doja ta sqaroja këtë gjë për t’i dhënë fund të gjitha pretendimeve”.