Të gjithë ne jemi të kujdesshëm dhe nuk besojmë në atë se çfarë lexojmë ose na thotë ndonjëri për 1 prill. Kështu që në vitin 2015, BMW kishte vendosur që po në këtë ditë të niste një fushatë marketingu që do të tingëllonte shumë e pabesueshme për klientët.
Fushata titullohej “Eja me veturë të vjetër, merr një BMW të re”. Çdo njëri qe lexonte këtë, nuk e besonte dhe të gjithë menduan se kjo është vetëm një shaka për 1 prill. Tianna Marsh ishte e vetmja e cila mori guximin dhe shkoi tek BMW me një Nissan të vjetër dhe ju tha se kam ardhur për të marrë veturë të re ashtu siç e kam lexuar në gazetë, mirëpo edhe vet Tianna nuk e besonte plotësisht se kjo çfarë kishte lexuar është e vërtetë. Çuditërisht doli se BMW e kishte shumë seriozisht me këtë fushatë dhe nuk ishte vetëm një gënjeshtër për 1 prill. /faktoman.com
BMW i dhuroi Tianna-së një veturë të re në vlerë 35,000 dollarë, më poshtë mund ta shikoni videon.