Mary Clancey ka thënë se ishte dorëzuar kur kishte filluar të shtonte peshë. Pavarësisht se mbante dieta, ajo për 15 vjet vetëm u shëndosh. Kur gjendja e saj filloi të përkeqësohej, i biri e bindi atë për të shkuar në kontroll te mjeku. Ajo që gjetën, i la të habitur: Një cist në njërën prej vezorëve, ishte rritur sa që peshonte 80 kilogramë dhe ishte shndërruar në tumor. Doktorët në Lehigh Valley Health Network në Allentown, hoqën kancerin, e shkallës së parë, në një operacion që zgjati pesë orë. Pesha e Clancey kishte shkuar mbi 160 kilogramë dhe kur u hoq tumori, ajo peshonte për gjysmë më pak. “Nuk mund të imagjinohej as në ëndrrat më të këqija diçka si kjo, kaq e madhe”, ka thënë njëri prej doktorëve. Ky lloj tumori ka treguar ai, se nuk ka shkaktuar dhimbje te Clancey dhe për këtë ajo nuk ka kërkuar ndihmë. “Gati sa nuk e ka mbytur atë”. Për këtë sukses të arritur është mbajtur edhe konferencë, pasi rasti ka qenë shumë i rrallë.
Gruaja peshon dyfishin më pak pasi i hoqën tumorin 80 kg (FOTO)
Leave a comment