Një grua u përdhunua nga një burrë i dehur në mes të ditës në Visakhapatnam të Indisë, ndërsa kalimtarët e filmonin në vend që ta ndihmonin. The Independent raporton se dhjetëra kalimtarë vetëm sa filmuan ngjarjen, në vend që të ndihmonin gruan.
Policia tha se i akuzuari, i identifikuar si Ganji Siva, u arrestua pasi një shofer triçikli u dërgoi atyre një video të krimit. 23-vjeçari u paraqit para gjykatës të hënën dhe iu dha dy javë paraburgim. Gruaja 43-vjeçare ishte larguar nga shtëpia dy ditë para sulmit pas një zënke në familje dhe nuk kishte ngrënë asgjë gjatë atyre ditëve, gjë që e bënte të pamundur fizikisht për të thirrur për ndihmë. Videoja e dërguar në polici tregon se si kalimtarët shohin ngjarjen dhe nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël për të ndihmuar 43-vjeçaren. Gruaja u dërgua në një spital lokal për kujdes mjekësor.