Gratë dhe vajzat shpesh pëlqejnë që të mbajnë thonj të gjatë, të cilët i kurojnë duke i lyer me produkte të ndryshme. Por një grua duket se e ka tepruar me rritjen e thonjve.
Ajo nuk i ka prerë thonjtë prej 19 vitesh, dhe rezultati është ky që shikoni në këto foto të publikuara. Këngëtarja Chris “The Duchess” Walton, nga Las Vegas serish ka treguar thonjtë e saj, të cilët gjithmonë i përgjigjen kombinimit të veshjes.
Ajo është nënë e pesë fëmijëve dhe thotë se nuk e ka problem gjatësinë e thonjve, madje deklaron se nuk e pengojnë për të bërë punët e shtëpisë. I çuditshëm është fakti se ajo arrin që të luajë edhe në piano. Thonjtë e Chris janë mbi 6 metra të gjatë.