Një grua turke e cila e mban rekordin botëror të Guinnessit për gruan më të gjatë ka marrë çmime edhe për tri rekorde të tjera, për duart, gishtat dhe shpinën. Rumeysa Gelgi është 2.31 metra e gjatë dhe titullin e ka marrë në tetor të vitit 2021, ndërkaq tash ka katër rekorde botërore. Gishti më i gjatë i Gelgit është 11.176 centimetra dhe ka fituar rekordin botëror për gishtin më të gjatë në botë, shkruan Upi.
Dora e gruas turke është afër 25 centimetra, duke fituar gjithashtu edhe rekordin për dorën më të gjatë në botë. Ajo gjithashtu ka fituar rekordin edhe për shpinën më të gjatë në botë. “Kam lindur me veçori unike. Dua të jem mirënjohëse për gjitha këto që i kam. Shpresoj që do t’i inkurajojë edhe të tjerët që kanë veçori të tilla”, ka thënë ajo.