Një grua nga Zimbabve lindi një krijesë e cila i ngjante bretkosës dhe më pas u detyrua nga pleqtë e fshatit që të digjte trupin para banorëve të tmerruar. Precious Nyathi, 36 vjeçe ishte 8 muaj shtatzënë kur filloi të kishte dhimbjet e lindjes. Por doktorët ngelën pa fjalë kur ata panë një krijesë që i ngjante bretkosës. Fëmija më pas vdiq në spital dhe çifti i shkatërruar e mori trupin e pajetë në shtëpi. Por kur të vjetrit e fshatit e panë, ata urdhëruan që trupi të digjej menjëherë.