Një grua ka dalë kundër martesës me të fejuarin, pasi ai i tha se qeni i saj do të ishte një problem. Karishma Walia, e cila jeton në Gurgaon të Indisë kishte vendosur të martohej në Delhi me të fejuarin e saj, por në momentin kur ai i tha se duhej të hiqte dorë nga qeni i saj i dashur, ajo vendosi ta linte.
Çifti kishte kohë që po e planifikonte këtë martesë dhe prindërit e tyre po e prisnin me padurim gjithashtu. Por vendimi i Karishmas ishte i formës së prerë. Një mikeshë e saj nga Bangalore vendosi në twitter një pjesë nga biseda që çifti kishte shkëmbyer në whats up, ku i fejuari i saj i kishte sqaruar se qeni ishte një çështje serioze dhe se edhe nëna e tij nuk ishte dakord me një gjë të tillë.
Pas kësaj, të shumta kanë qenë komentet që e akuzonin të fejuarin e saj lidhur me këtë reagim, duke i dalë në mbështetje Karishmas.