Pamjet jo shumë të hijshme të një gruaje që hyn në dyqan dhe spërkat me parfum zonat e saj intime, janë kapur nga kamerat e sigurisë dhe janë shpërndarë gjerësisht në rrjet. Gruaja pasi hyn në dyqan, fillimisht spërkat dorën dhe më pas qafën me parfumin e marrë nga rafti. Pas kësaj ajo shkon ta vendosë parfumin aty ku e mori, por heziton dhe parfumoset përsëri. Shikon rreth e rrotull për të kontrolluar nëse dikush po e vëzhgon dhe më pas fillon ta hedhë parfumin mes kofshëve të saj.“Daily Mail” shkruan: “Por, gruaja nuk e dinte që gjithë këtë veprim po e bënte poshtë kamerave që për fatin e keq të saj kanë filmuar çdo lëvizje dhe videoja e saj përfundoi duke u ndarë edhe në rrjetet sociale”.