Ledhatuesja profesionale Samantha Hess ka hapur një dyqan për ledhatime, ku për 60$ konsumatorët mund të ledhatohen me orë të tëra. E vendosur në Portland, Oregon, dyqani quhet ‘ledhatohu me mua’ dhe është shumë i vizituar. Seancat përfshijnë përkëdhelje të flokëve, mbajtje duarsh dhe pozicione të ndryshme ledhatuese. Hess tha se idenë e mori gjatë një periudhe të keqe të jetës së saj. “Isha në një pozitë ku kam menduar ta paguaj dikë për një përqafim, dhe mendova se pse kjo nuk është një gjë që mund ta bëjmë të gjithë kur kemi nevojë”, tha ajo. Seancat janë të sigurta për ledhatuesin dhe të ledhatuarin.