Një grua nga Alabama, e cila besohet se ka vjedhur para nga një bankë për të paguar për operacion plastik, është shpallur fajtore për grabitje dhe do të burgoset për 15 vjet. Iconic Facce pranoi se ka vjedhur bankën në Gulport në mars 2019.
Sipas dokumenteve të gjykatës, ajo ia dha një letër njërit prej zyrtarëve në bankë, ku shkruante: “ke 1 minutë kohë për të mi dhënë paratë”. Kamerat e sigurisë kishin regjistruar të gjithë rastin, ndërsa nuk u pa asnjë armë. Mediat lokale raportuan se një veturë ishte braktisur afër bankës dhe u gjet më vonë. Hetuesit e hetuan dhe gjetën se e dyshuar për grabitjen është Facce.
Një javë më vonë, ajo u arrestua në aeroport teksa po kthehej nga Meksiko. Autoritetet e sigurisë besojnë se ajo ishte në udhëtim për të kryer operacion plastik, transmeton AP. Dëshmitarët i thanë policisë se fytyra e të dyshuarës ishte e ënjtur dhe se ngjasonte me dikë që do të kryente operacion fytyre.