Rosa Maria Da Cruz, një nënë 50 vjeçe kishte fshehur vajzën e saj në bagazhin e makinës. Ngjarja ka ndodhur në Tulle të Francës në vitin 2013 dhe ngjarja u zbulua nga një mekanik.
Ky i fundit kishte dëgjuar zhurmat që vinin nga makina dhe duke menduar se ishte një kafshë, e hapi dhe gjeti Serenën e vogël në kushte çnjerëzore.
Fëmija, e cila është tani shtatë vjeçe tashmë u dha për kujdestari. Kur u gjet, shpëtuesit shpjeguan se ishte në kushte të dëshpëruara dhe vetëm pak mund të arrinte qe të mbijetonte aty brenda.
Vajza e vogël erdhi në jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore.
Gruaja kishte edhe 3 fëmijë të tjerë dhe për këtë arsye kishte vendosur që ta fshihte në makinë. Gruaja është akuzuar për keqtrajtimin e të miturve dhe rrezikon deri në 20 vjet burg.