Bashkëshortja e Azem Vllasit, Nadira Vllasi, ka thënë për agjencinë serbe Beta se një person e ka plagosur Vllasin në krahëror dhe se Azemi gjendet në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Sot në mëngjes ka ardhur një person i cili ka kërkuar nga Azemi që ta përfaqësojë në një lëndë. Azemi i tha se ai nuk punon në atë lloj të lëndëve e më pas, siç dukej, ka ardhur deri te shtyrjet, e më pas u dëgjua e shtëna. Azemi është lënduar në krahëror”, ka thënë Nadira Vllasi, transmeton gazetametro.net
“Azemi është në gjendje të vetëdijshme dhe po përgatitet për operacion”, ka shtuar ajo. Përndyrshe, Ish-lideri komunist, tash avokat në Prishtinë Azem Vllasi është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm afër shtëpisë së tij në Prishtinë. Ai ka marrë plagë në krahun e majtë.