Gruaja e Tottit gëzon tifozët e Romës

Ilary, gruaja e Francesco Tottit, ka thënë se jeta është me shumë surpriza dhe ndoshta në të ardhmen legjenda e Romës do të bëhet edhe trajner. Aktualisht fituesi i Kupës së Botës me Italinë po studion për licencën B të UEFA-s.

“Trajner? Ai gjithmonë ka thënë se nuk do të bëhet. Por, jeta është plot surpriza, nuk i dihet”, u përgjigj Ilary.

“Duhet të mësohemi me idenë e të qenit drejtor, është diçka e re për të gjithë dhe deri më tani gjithçka është në rregull. Përveç tjerash, ai duket mirë me xhaketë dhe kravatë”, u shpreh gruaja e Tottit në formë shakaje.