Gruaja e Michael Schumacher nxjerr në shitje vilën në Gjenevë

203

Gruaja e Michael Schumacher ka nxjerrë në shitje vilën e tyre në Liqenin e Gjenevës për 5 milionë paund.

Corinna dhe burri i saj e kishin blerë pronën “Sur le Moulin” në vitin 2002 kur Michael ishte gati të fitonte titullin e tij të pestë botëror F1.

Vila antike prej 20,000 metra katrorë e familjes Schumachers u kthye në një fermë gjigante kuajsh dhe është konsideruar si “foleja e dashurisë” së çiftit.

Schumacheri bëri një aksident të rëndë duke bërë ski në Francë në vitin 2013. Gjendja e tij shëndetësore mbetet sekret dhe të paktë janë ata persona jashtë familjes që mund të vizitojnë ish-pilotin e Ferrarit.