Gruaja e Kryeministrit kanadez shërohet nga koronavirusi

46

Sophie Gregoire Trudeau, gruaja e kryeministrit kanadez Justin Trudeau, është shëruar nga koronavirusi, ka shkruar ajo në Facebook.

“Ndihem shumë më mirë dhe mjeku im në Otava konfirmoi që jam shëruar”, shkroi ajo.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje kanadezëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe të lidhen duke përdorur teknologjinë në vend të kontaktit personal.

“Jam thellësisht e bindur që shkenca dhe dhembshuria do të na nxjerrin nga kjo krizë. Do të thotë, dëgjoni dhe ndiqni udhëzimet shëndetësore dhe qëndroni në shtëpi për një kohë,” shkroi Gregoire Trudeau.

“Këto janë periudha të vështira. E di se nuk është e thjeshtë të jesh vetëm – ne jemi qenie shoqërore, edhe unë!”

Comments are closed.